RDK Strugë: “VMRO-BDI dhe Komuna me marrëveshje për kishën në Oktisi”?

RDK, dega Strugë,  reagon  në lidhje me qasjen jo serioze të Komunës së Strugës për aktivitete ndërtimorë  për kishën në fshatin Oktisi. RDK-ja, vlerëson se kjo çështje mund të efektuon shumë  negativisht në përkeqësimin e mëtejmë të raporteve të brishta nder fetarë dhe ndëretnike në Strugë dhe më gjerë.

RDK dega Strugë, dëshiron të informojë opinionin publikë se arsyeja e vetme që gjykata themelore hedhë poshtë kërkesën e komunës së Strugës për ndalimin e përkohshëm të aktiviteteve ndërtimore për kishën në Oktisi , është “ mos pagesa e taksave administrative gjyqësore”, nga komuna në vlerë prej 480 denar.

Për RDK-në, dega Strugë, është tërësisht joserioze qasja që ka komuna e Strugës dhe kryetari i saj ,të deponoj  padi pranë gjykatës për realizimin e një pretendimi dhe të harroj se duhet të paguar  taksa  gjyqësore.

RDK dega Strugë rekomandon që kjo çështje duhet ti dorëzohet për debat komisionit për raporte ndëretnike pranë Këshillit të Komunës së Strugës, i cili është kompetent për çështje të tilla dhe i cili do miraton konkluza  dhe rekomandime kompetente për të tejkaluar rastin në fjalë. 
“Nëse kjo çështje do vazhdon të kontestohet formalisht ndërsa në praktikë objekti ortodoks do të vazhdojë  të ndërtohet kjo e ka kuptimin se qeveria VMRO-BDI dhe komuna e Strugës tashmë kanë  arritur marrëveshje sekrete dhe se të dy palët në raport me banoret e Oktisit nuk kanë qasje transparente dhe ligjore”, thuhet në deklaratën  RDK-së, dega Strugë.

Lajme të ngjashme

Back to top button