Drita do ta nis sezonin me -3 pikë

Skuadra e Dritës që sezonin e ri do të luajë si anëtare e Ligës së Dytë, kampionatin e ri futbollistk do ta fillojë me -3 pikë, ndërsa do të jetë e detyruar të paguaj edhe një gjobë prej 2.500 euro në konton e Federatës Futbollistike të Maqedonisë (FFM). 

Ky ka qenë vendimi i Komisioni Disiplinor pran FFM-së, e që më parë kishin paralajmëruar se do të ketë dhe dënime më të ashpra, marrje të 9 pikëve dhe dënim më të lartë edhe në të holla. E gjithë kjo kishte ndodhur pas largimit të skuadrës bogovinase nga ndeshja e balotazhit me Euromilkun, kur kryesia detyroi futbollistët të largohen nga fusha. 

Mirëpo menjëherë më pas kishte reaguar blloku shqiptarë pranë FFM-ë, dhe dënimi me 3 pikë më pak ka qenë i pranueshëm edhe për drejtuesit e KF Drita, të cilët në ditët në vijim duhet të vendosin se a do të shfrytëzojnë të drejtën e ankesës. 

Në procedurë për tu dënuar kanë qenë edhe kapiteni, trajneri dhe përfaqësuesi i klubit të KF Drita, mirëpo që të tre kaluan pa asnjë dënim, për shkak të mungesës së dëshmive konkrete. Skuadra e Ditës kampionatin në Ligën e Dytë e fillon me ndeshjen që do të luajë në Çair të Shkupit kundër skuadrës së Shkupit. / Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button