Dubai, lirohet norvegjezja e përdhunuar që u dënua me burg

Disenjatorja Marte Deborah Dalelv ishte në udhëtim zyrtar në Dubai, kur u sulmua dhe përdhunua në muajin mars nga një koleg i saj.

Për BBC ajo tregon rastin kur ka dalë me kolegët e saj atë natë dhe ka pirë. Kolegu i saj i ka thënë se do ta dërgojë në dhomën e saj por ai nuk e ka bërë këtë por e ka dërguar në dhomën e tij. Ajo ka kundërshtuar por si që thotë “për ta qetësuar situatën” ka hyrë në dhomën e tij dhe ka kërkuar një gotë uji.

Më pas ajo nuk mban mend asgjë përpos se në mëngjes kur është zgjuar ajo e ka kuptuar se ka qenë e dhunuar. 

Ajo raportoi sulmin në polici, mirëpo atje e kanë pyetur a e lajmëron rastin për shkak se nuk i ka pëlqyer marrëdhënia?

Në stacion ajo ka kaluar disa ditë si dhe  u ngarkua me akuzat për marrëdhënie jashtëmartesore dhe konsumim alkooli. Për këto akuza, ajo u dënua me 16 muaj burg. Sulmuesi i saj me 13 muaj burg.

Rasti i saj pat zemëruar grupet për të drejtat e njeriut dhe autoritetet norvegjeze. Ajo u lirua nga akuzat.

Lajme të ngjashme

Back to top button