Norvegjia dëboi 15 oficerë rusë të inteligjencës

Norvegjia u ka kërkuar 15 oficerëve të inteligjencës ruse të largohen nga vendi, transmeton Anadolu.

“15 oficerët e inteligjencës janë përfshirë në aktivitete që nuk janë në përputhje me statusin e tyre diplomatik”, tha ministrja norvegjeze e Punëve të Jashtme, Anniken Huitfeldt.

Siç tha ajo, në një deklaratë të lëshuar nga Ministria e Punëve të Jashtme, vendimi është në përgjigje të “situatës së ndryshuar të sigurisë në Evropë, që ka çuar në një kërcënim të shtuar të inteligjencës nga Rusia”.

“Ky është një hap i rëndësishëm në kundërshtimin dhe reduktimin e nivelit të aktivitetit të inteligjencës ruse në Norvegji dhe në këtë mënyrë në mbrojtjen e interesave tona kombëtare”, tha Huitfeldt.

Ajo theksoi se Norvegjia aspiron në mbajtjen e marrëdhënieve normale diplomatike me Rusinë dhe se diplomatët rusë janë të mirëpritur në Norvegji.

“Ne duam që Rusia të vazhdojë të ketë një mision diplomatik funksional në Norvegji, por nuk do të pranojmë që misionet diplomatike të keqpërdoren për qëllimet e kryerjes së aktiviteteve të fshehta të inteligjencës”, tha Huitfeldt.

Sipas ministrisë norvegjeze, oficerët që punonin nën mbulimin diplomatik në vend ishin nën vëzhgim.

Në përputhje me vendimin, njoftoi ministria, oficerëve rusë u kërkohet të largohen menjëherë nga Norvegjia, si dhe theksohet se viza nuk do t’u jepen oficerëve të inteligjencës që kërkojnë të vijnë në Norvegji.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button