VMRO-DPMNE me apel LSDM-së: Të aktivizohet Komisioni

Ilija Dimovski, anëtar i Komitetit ekzekutiv i VMRO-së, por edhe anëtar i Komisionit që është i angazhuar për zbardhjen e ngjarjeve të 24 dhjetorit, u bëri apel deri te anëtarët e LSDM-së, Ljubomir Frçkovski dhe Renata Treneska Deskoska, që nga java e ardhshme, ta vazhdojnë punën.

“Dëshiroj të dërgoj thirrje publike dhe iniciativë deri te anëtarët e Komisionit që janë propozuar nga LSDM-ja, Frçkovski dhe zonja Treneska Deskoska, që pesë ditët e ardhshme, në kohën dhe vendin që ata do ta caktojnë, ta vazhdojmë dialogun dhe diskutimet që kanë të bëjnë me procesin e punës së Komisionit, por edhe me vazhdim konkret të seancave dhe me punë të përgjegjshme të vetë Komisionit”, tha Dimovski.

Dimovski, thotë se, ai dhe kolegija e tij, Duliq, mendojnë se vetëm nëpërmjet qasjeve konstruktive do të vijë deri tek ndonjë zgjidhje nga e gjithë puna e Komisionit.

“Nuk duam që me sjellje jo konstruktive dhe jo konkrete, t’i japim argumente anëve që nuk e dëshirojnë zhvillimin e mirë të Maqedonisë”, shtoi Dimovski.

Sipas tij, çdo faktor politik, mban përgjegjësi dhe çdo sjellje tjetër, është në kundërshtim me interesat e Maqedonisë.

Puna e Komisionit u bllokua pasi që dorëheqje dha kryetari i saj Davitkovski.

Lajme të ngjashme

Back to top button