E zyrtarizojnë dashurinë
Miley Crus dhe Patrick Schwarzenegger po jetojnë ditët më të lumtura të jetës. Ata tashmë kanë zyrtarizuar lidhjen e tyre të dashurisë dhe kjo gjë u ka mundësuar që të daljet e tyre t’i bëjnë pa u fshehur nga askush. Çifti është fotografuar para një kinemaje dhe dukeshin shumë të lumtur pranë njëri-tjetrit
Lidhja të cilën e kishin në vitin 2011, ndonëse ishte shumë e shkurtër duket se u ka lënë shumë shije. Kjo pasi që këngëtarja Miley Crus dhe djali i aktorit Arnold Schwarzenegger, Patrick, i kanë shpeshtuar daljet e tyre duke tërhequr kështu vëmendjen e medieve rozë në Shtetet e Bashkuara të cila prej disa ditësh kanë shkruajtur për një rikthim të romancës mes dy 21-vjeçarëve. E një tjetër arsye që po i nxit këto media është një fotografi mes çiftit. Ata u fotografuan në një kinema në Hollywood duke ‘biseduar’ së bashku në mënyrë shumë intime.
Shkas për daljen e tyre në publik u bë filmi i ri i Kristen Stewart dhe Julianne Moore “Still Alice”, ku e ëma e Patrick, Maria Shriver është producente. Kjo lidhje e Miley vjen pas shumë dështimeve që ajo ka pasur në jetën private. Madje vet ajo po shpreson se ribashkimi me Patrick do të jetë për një kohë të gjatë.