Plani i Obamës mbi emigracionin

Presidenti amerikan ka mbrojtur planet për përdorimin e fuqisë ekzekutive, duke mbrojtur ndryshimet e sistemit kombëtar të emigracionit

Barack Obama i mbrojti planet për të përdorur fuqitë e tij ekzekutive në mbështetje të ndryshimeve në sistemin kombëtar të emigracionit. Kongresit, sipas Shefit të Shtëpisë së Bardhë, iu krijuan të gjitha mundësitë të dilte me një propozim të tijin dhe dështoi. Komentet e presidentit amerikan pasuan raportet e ‘New York Times’ dhe ‘Fox News’ se Obama ka ndërmend të zgjerojë mbrojtjen nga dëbimi, nismë kjo që do të prekte gati 5 milionë emigrantë pa dokumente të rregullta, një pjesë e të cilëve prindër rezidentësh të ligjshëm amerikanë. Republikanët në Kongres argumentojnë se një veprim i tillë shkon përtej autoritetit të Obamës.

Shefi i Shtëpisë së Bardhë gjen mbrojtje tek argumenti se Dhomës së Përfaqësuesve iu dha mbi një vit kohë për të paraqitur një projektligj mbi emigracionin dhe nuk e bëri. “Kongresi ka pasur raste plot për të miratuar një projektligj bipartizan i cili do të forconte kufijtë e vendit, do të përmirësonte sistemin e emigracionit e do të nxirrte miliona vetë nga hijet ku jetojnë. Unë e kam deklaruar hapur se nëse kongresi dështon të veprojë, atëherë do të përdor të gjithë autoritetin tim të ligjshëm në funksion të përpjekjeve për ta bërë sistemin të punojë sa më mirë. Dhe kjo do të ndodhë përpara fundit të vitit”, theksoi Obama.

Senati amerikanë e aprovoi në vitin 2013 paketën e reformave në emigracion, por Dhoma e Përfaqësuesve nuk e dha dritën jeshile. Republikanet kërkojnë bashkëpunim e siç tha kryetari i Dhomës së Ulët, John Boehner, do të luftojnë dhëmb për dhëmb me presidentin nëse vazhdon të ndjekë rrugën e nisur. Për kritikët, reforma do të kishte kosto shume të lartë, edhe pse mjaft eksperte besojnë se ajo do ta zgjeronte ekonominë amerikane.

Lajme të ngjashme

Back to top button