SEEMO kërkon që të hidhen poshtë të gjitha akuzat kundër Kezharovskit

Organizata e mediave në Evropën Juglindore (SEEMO) i ftoi institucionet e Maqedonisë që të hedhin poshtë të gjitha akuzat kundër gazetarit Tomisllav Kezharovski.

“Trajtimi dhe gjykimi kundër gazetarit Tomisllav Kezharovski janë burim i shqetësimeve tona një kohë të gjatë. Është e nevojshme që gazetarët dhe punëtorët medial të jenë të sigurt nga këto shtypje dhe kjo censurë”, deklaroi sekretari i përgjithshëm i SEEMO Oliver Vujoviq për NOVA TV.

Ai i ftoi të gjitha institucionet e vendit që të hedhin poshtë akuzat dhe të tregojnë se po punojnë në krijimin e atmosferës demokratike për gazetari profesionale, të pavarur dhe hulumtuese.

Lajme të ngjashme

Back to top button