Komuna e Sarajit do të ndajë bursa për nxënësit

Komuna e Sarajit për herë të parë do të ndajë bursa për nxënësit e shkollave të mesme dhe studentët.  Komuna e Sarajit me dhënien e këtyre bursave ka për qëllim që të ndihmojë dhe të nxitë nxënësit dhe studentët që të vazhdojnë me suksese, proceset arsimore.

Të drejtë konkurrimi do të kenë të gjithë ata nxënës të cilët kanë shënuar rezultat të shkëlqyeshëm në vitin e parë, dhe bursën do ta shfrytëzojë deri në mbarimin e Shkollës, gjegjësisht deri në vitin e katërt. Gjithashtu edhe studentët e profileve të ndryshme  që në vitin e parë kanë shënuar mesatare me 7.5. Të drejtë konkurrimi nuk kanë vetëm ata nxënës dhe studentë që shfrytëzojnë bursë nga ndonjë institucion apo Ndërmarrje  tjetër.

Për nxënësit vlera e bursave do të jetë tre mijë denarë, dhe e njëjta do të jepet për çdo muaj, ndërsa për studentët katër mijë gjashtëqind denarë.

Fituesit për çdo vit duhet të shënojnë rezultatet e kërkuara, nëse të njëjtit nuk respektohen do të ndërpritet Bursa.

Lajme të ngjashme

Back to top button