Si të parashtroni ankesë për refuzimin e bursës studentore?

Në muajin janar, Ministria e Arsimit dhe Shkencës (MASH) shpalli rezultatet e konkursit për bursat studentore për vitin akademik 2022/2023, me ç’rast për këtë vit akademik janë planifikuar rreth 3000 bursa, raporton Portalb.mk.

Kandidatëve të refuzuar të cilët kanë aplikuar për bursë studentore u është dashur që në adresën e tyre të banimit të presin aktvendimin me shkrim se janë refuzuar që më pas me të njëjtin dokument të mund të bëjnë ankesë, thanë nga MASH-i për Meta.mk pas shpalljes së rezultateve për fituesit e bursave studentore shtetërore.

Aktvendimet studentëve kanë filluar tu dorëzohen në adresat e tyre të banimit që nga java e kaluar, e në to janë shkruar arsyet e mospranimit të aplikimeve të tyre.

“Në afat prej pesëmbëdhjetë ditësh nga dita e pranimit të aktvendimit mund të parashtrohet ankesë deri të Komisioni Shtetëror për Vendimmarrje në Procedurë Administrative dhe Procedurë nga Marrëdhënia e Punës në shkallë të dytë”, shkruan te aktvendimet që i kanë marrë studentët.

Meta.mk sqaron mënyrën dhe procedurën se si kandidatët e refuzuar për bursë studentore mund të parashtrojnë ankesë ndaj aktvendimeve të pranuara.

Studentët që nuk janë të kënaqur nga arsyetimet e aktvendimeve, duhet të parashtrojnë ankesë deri te Komisioni Shtetëror për Vendimmarrje në Procedurë Administrative dhe Procedurë nga Marrëdhënia e Punës në shkallë të dytë.

Ankesat duhet të dërgohen deri te Komisioni Shtetëror në adresën, Kej Dimitar Vllahov nr. 4. Ankesat mund të dërgohen nëpërmjet postës ose të dorëzohen direkt te sportelet në mjediset e Komisionit Shtetëror për Vendimmarrje në Procedurë Administrative, më së voni pesëmbëdhjetë ditë pas pranimit të aktvendimit.

Ankesat mund të dërgohen edhe deri te Ministria e Arsimit dhe Shkencës (MASH) – nëpërmjet postës ose të dorëzohen direkt në hapësirat e MASH-it, që ndodhen në adresën rr.”Sh. Kirili dhe Metodi” nr 54, 1000 Shkup.

Nëse ankesa dërgohet deri te MASH-i, studenti detyrimisht duhet të theksojë se bëhet fjalë për ankesë deri te Komisioni Shtetëror për Vendimmarrje në Procedurë Administrative dhe Procedurë nga Marrëdhënia e Punës në shkallë të dytë. Ministria e Arsimit dhe Shkencës me detyrë zyrtare duhet ta riadresojë ankesën deri te Komisioni Shtetëror.

Megjithatë, rekomandohet që ankesat të dërgohen direkt deri te Komisioni Shtetëror. Ankesa mund të jetë e shtypur ose e shkruar me dorëshkrim dhe e nënshkruar nga ana e studentit që ankohet, gjegjësisht kundërshton.

Në ankesë studenti duhet ta shënojë arsyen për të cilën kundërshton, gjegjësisht ankohet.

Si shkruhet Ankesa:

Ankesë nga: (emri dhe mbiemri i studentit), me NVAQ (numri i NVAQ) dhe vendbanimi (adresa, komuna, qyteti apo vendbanimi), student/e i/e regjistruar në studime deridiplomike (emri i institucionit të arsimit të lartë)

Lënda: Ankesë për rezultatet e Konkursit për ndarjen e bursave për studentët e rregullt të regjistruar në studime deridiplomike në ciklin e parë në universitetet private dhe publike dhe institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Maqedonisë së Veriut në vitin akademik 2022/2023, sipas atkvendimit tuaj nuk kam fituar të drejtën e shfrytëzimit të bursës.

Kundërshtoj Aktvendimin me numër (nr. i aktvendimit) të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës të (data e aktvendimit) që ka arritur në adresën e shtëpisë sime më (data kur ka arritur aktvendimi në adresën e banimit të studentit).

Edhepse i plotësoj të gjithë kushtet që kërkohen në konkursin për ndarjen e bursave, sipas Aktvendimit tuaj dhe arsyetimit të të njëjtit, nuk e fitova të drejtën e shfrytëzimit të bursës.

Në Aktvendim është shënuar se (shënohet arsyeja për të cilën refuzohet aplikimi i studentit). Mirëpo, unë e plotësoj edhe atë kusht, gjegjësisht (shënohet arsyeja për të cilën studenti konsideron se e plotëson kushtin).

Kështu që, e shpreh pakënaqësinë time dhe e kundërshtoj Aktvendimin tuaj.

Kërkoj që kjo ankesë të shqyrtohet dhe shpresoj se vendimi juaj do të ndryshohet.

Në fund shënohet data e parashtrimit të ankesës dhe nënshkrimi i parashtruesit të kundërshtimit (emri, mbiemri dhe nënshkrim personal).

Numri i Aktvendimit si dhe data e përpilimit të të njëjtit që mund të gjenden te dokumenti që i ka arritur studentit në adresën e shtëpisë (në pjesën e sipërme të dokumentit në anën e majtë).

Shembull i një Ankese të përpiluar mund të gjendet në këtë dokument:

Ankesë për rezultatet e Konkursit për bursat studentore

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button