MASh: Do të nënshkruhen marrëveshje për pagesën retroaktive të shumave të rritura të bursave shkollore dhe studentore

Ministria e Arsimit dhe Shkencës (MASh) njoftoi se të gjithë nxënësit dhe studentët që kanë realizuar të drejtën e bursës para vitit shkollor gjegjësisht vitit akademik 2021/22 dhe kanë dorëzuar anekset e kontratës së tyre për barazimin e bursës do të mund të lidhin marrëveshje me Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës për pagesën retroaktive të diferencës së bursës së rritur për vitin akademik 2021/22 dhe për pjesën e vitit 2022/23, transmeton Portalb.mk.

“Shuma e diferencës për studentët do të kompensohet me dy pagesa, gjegjësisht një pjesë do të transferohet në llogaritë e tyre të transaksionit në muajin tetor të vitit 2023 dhe pjesa e dytë në shkurt të vitit 2024. Ndërsa për nxënësit , shuma e diferencës ndaj bursave të rritura do të paguhet në muajin tetor të vitit 2023”, thanë nga MASh.

Nga atje theksuan se marrëveshjet do të mund të nënshkruhen vetëm nga nxënësit , gjegjësisht studentët që kanë dorëzuar anekset e marrëveshjeve të bursave në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës brenda afatit të përcaktuar.

Ndër të tjera, Ministria e Arsimit dhe Shkencës informoi se në bashkëpunim me deputetët në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut po punohet për avancimin e zgjidhjes ligjore për realizimin e së drejtës për racionit të subvencionuar të studentëve, e cila ndër të tjera nënkupton një rritje e kompensimit ditor në të holla.

“Ndryshimet e propozuara në ligj për zgjidhjen e sistemit të ri janë në procedurë parlamentare dhe pas miratimit të tyre pagesa do të vazhdojë rregullisht dhe studentët që realizojnë këtë të drejtë do të marrin shumën e rritur në llogaritë e tyre të transaksionit”, informuan nga Ministria.

Ndryshe, shuma e racionit të subvencionuar për studentët është 120 denarë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button