Ish-mercenari i Wagner pranoi krimet në Ukrainë: Vramë edhe fëmijë

Një ish-luftëtar i grupit famëkeq të luftëtarëve rus Vagner trondit me rrëfimin e tij për luftën në Ukrainë. Duke folur për median investigative online gulagu.net, Azmat Uldarov pranon se ka qëlluar edhe fëmijë me urdhër të eprorëve të tij, raporton Klan.

Azamat Uldarov: Zbatova urdhrin me këto duar dhe vrava fëmijë. Më urdhëruan të vrisja këdo, gra, burra, pensionistë dhe fëmijë të vegjël deri 5 vjeç.

Dokumentet vërtetojnë se Uldarov është një ish i burgosur në Rusi nga rajoni i Saratovit, i cili përfitoi amnisti, pasi pranoi t’i përgjigjej pozitivisht thirrjes së kreut të grupit Vagner, Jevgeni Prigozhin për të marrë pjesë në fushatën e këtij grupi në Ukrainë.

Vitin e kaluar, Prigozhin nisi rekrutimet e të burgosurve në burgjet e Rusisë për të luftuar në Ukrainë në këmbim të faljes së pjesës së mbetur të dënimit.

Njësia Vagner akuzohet për krime lufte në zona të ndryshme të globit ku ka marrë pjesë në konflikte, si Libi, Siri, etj. E pikërisht në ditën kur u publikua kjo deklaratë tronditëse, presidenti rus Vladimir Putin u shfaq duke vizituar rajonet e aneksuara nga Rusia të Hersonit dhe Luhanskut.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button