Tetova nё Guinness!

Pas shumё tё mirave qё kemi, si: papunёsia, degradimi  i institucioneve,rritja e çmimeve, rritja e gjobave, ndotja e ajrit na vjen dhe njё e mirё, terrori policor.

Mirëpo gjithçka e kemi tё trashёguar, gjё qё nuk ёshtё e vёrtetё, sepse mё parё mernim frymё me mushkёri tani duhet tё marrim frymё me verёza, deri dje kur pinim duhan frigoheshim vetёm nga prindёrit, kurse tani nga terrori policor, sepse inspekcioni kundёr duhanit nuk vjen me njё çantё te zezё dhe me disa dokumenta si nё gjithё shtetet e zhvilluara evropjane, por vijnё me disa furgon tё zi, dhe me njёsi speciale si nёpёr filmat akcion,

Policia tmerron klientёt duke mos i lejuar qё tё dalin nga lokali deri sa te kryhet terrori i plotё.

Nёse shtetit i intereson shumё shёndeti i qytetarit duhet sё pari mos e terrorizojё, pastaj duhet ti mundёson qytetarit tё thithё ajёr tё pastёr e jo grimca helmuese dhe kancerogjene.

Ish ministrat e ekologjisё nuk e zgjodhёn dot problemin e ajrit nё qytetin tim, ministri aktual ndoshta nuk do ta zgjidh problemin, por sё paku ёshtё i “sinqertё” sepse i pёrkrah protestat, cfare demagogjie, tё pёrkrahёsh diçka tё cilёn e ke nё kompetencё pёr ti gjetur njё zgjidhje

Njё shok i imi tha: “Me qёllim nuk e zgjedhin problemin me ajrin sepse duan Tetovёn ta bёjnё qytetin mё tё njohur nё botё”

Ndoshta ёshtё teori e sakt, ngelet ta shohim!

Do tё jemi nё librin Guinness apo jo?

 

Lajme të ngjashme

Back to top button