Poposki: Maqedonisë i bëhet më shumë presion për emrin

Ministri i Punëve të Jashtme Nikola Poposki, në një intervistë për DË, thotë se faktori ndërkombëtarë ka orientuar presionin për emrin mbi Maqedoninë.

Ai thotë se më lehtë është të ushtrohet presion mbi Maqedoninë, e cila nuk është anëtare e BE-së sesa mbi dikë që ndodhet brenda Unionit, sikundër është Greqia,

“Ne mendojmë se nuk duhet lejuar të na ushtohet presion për asnjë gjë që është jashtë kornizës juridike-ndërkombëtare dhe që nuk përputhet me vlerat që promovon po ky komunitet ndërkombëtar. Këto vlera janë: e drejta e vetëvendosjes, e respektimit të të drejtave të njeriut, të respektimit të së drejtës së vet identifikimit. Nëse shkelet mbi to, atëherë shkelen edhe vetë idetë e integrimit euroatlantik. Besojmë se askush nuk ka interes ta bëjë këtë”, tha Poposki.

 

Lajme të ngjashme

Back to top button