10 gjërat që nuk i dini për Leonardo DiCaprio

Leonardo DiCaprio vlerësohet të jetë një ndër aktorët më të mirë në botë, dhe me siguri ka shumë gjëra që ai fsheh nga publiku.

Ja 10 gjëra që me siguri nuk i dinit aktorin e suksesshëm, DiCaprion

1. Nëna e tij, Irmelin, ka prejardhje gjermane. I ati i tij, George DiCaprio, është italian.

2. Emri i tij i mesëm është Wilhelm.

3. Filmi i tij i parë që i solli famë ishte “This Boy’s Life”, i vitit 1993. Ai aktroi së bashku me aktorin e famshëm, Robert De Niro.

4. Ai dhe aktori Tobey Maguire (Spiderman) janë shokë të vjetër, njihen që nga mosha 13 vjeçare.

5. Është shpërngulur nga shtëpia e së ëmës në Nëntor të 1997-ës, një muaj para shfaqjes së filmit “Titanic”.

6. I adhuron kafshët. Aktorja Kathy Bates thotë se gjatë xhirimit të Titanic-ut, Leonardo e ka mbajtur hardhucën e tij shtëpiake gjithmonë me vete.

7. Në vitin 2004 gjatë një interviste me Katie Couric, Leonardo pranoi se që nga mosha fëmijërore ka vuajtur nga OCD (çrregullim obsesivo-kompulsiv).

8. Është emëruar sipas Leonardo DaVinci-t. Nëna e tij ka qenë duke e shikuar një portret të Leonardo Da Vincit në Itali kur ka ndjerë një shkelm në bark. Këtë e ka marrë si shenjë që emri i bebes të jetë Leonardo.

9. Në vitet e hershme të karrierës, agjenti i tij ka insistuar që Leonardo ta ndryshojë emrin në Lenny Williams, sepse Leonardo DiCaprio tingëllon shumë “jo-amerikan”. Leonardo ka refuzuar.

10. Kujdeset shumë për ambientin. Ai themeloi Fondacionin Leonardo DiCaprio që mbron përpjekjet e qëndrueshmërisë, është anëtar i Këshillit për Mbrojtjen e Resurseve Natyrale, dhe ka krijuar një dokumentar për ndryshimet klimatike të quajtur “Ora e 11-të”. Ai gjithashtu udhëton me veturë që nuk e dëmton ambientin, siç është Toyota Prius.

Lajme të ngjashme

Back to top button