Zemra ka nevojë për hekur 

Një studim i shkencëtarëve amerikanë tregon se konsumimi i hekurit ndihmon në kontrollin e shtypjes së gjakut dhe faktorëve të tjerë të dëmshëm për zemër.

Rezultatet e studimit, që thonë se hekuri është i dobishëm për zemër, mund të shpjegohen me veprimin e antioksiduesve, të pranishëm në hekur.

Studimi ka zgjatur 18 javë dhe është bërë në kafshë laboratorike. Krahas uljes së shtypjes së gjakut, konsumimi i hekurit është parë se çon edhe deri te zvogëlimi i proceseve inflamatore në organizëm, duke mbrojtur edhe muskulin e zemrës.

Analizat shtesë kanë treguar se hekuri e mbron zemrën më shumë sesa ilaçet për zbritjen e shtypjes së gjakut, thuhet në revistën;Journal of Gerontology.

Lajme të ngjashme

Back to top button