Suarez decid, nuk feston kundër Ajaxit

Sulmuesi i Barcelonës, Luis Suarez, ka pohuar se nuk do të festojë në rast se shënon gol kundër ish-klubit të tij Ajaxit, që sonte përballet me gjigantin spanjoll në Ligën e Kampionëve.
Reprezentuesi uruguaian, i cili së fundmi u rikthye në aksion pas dënimit katërmujor për kafshim, pritet të luajë sonte për Barçën në Amsterdam Arena.

Suarez kaloi katër vjet në Ajax para se të transferohej në Liverpool dhe pastaj kaloi në Camp Nou për 75 milionë funte.

“Më pëlqen të festoj golat e mi, por sonte do të respektoj këtë qytet dhe nuk do të festoj”, ka thënë Suarez.

“Të shkoja te ky ekip [Ajaxi] ishte vendimi më i mirë në karrierë. Ata më dhanë shumë gjëra dhe mundësi që të luaj në Ligën e Kampionëve”.

Suarez deri më tani ka zhvilluar dy paraqitje për Barcelonën dhe ende nuk ka realizuar gol. /Telegrafi

Lajme të ngjashme

Back to top button