Maqedonia dhe Greqia në raund të ri bisedimesh

Organizata e Kombeve të Bashkuara njofton se ndërmjetësi i OKB-së për çështjen e emrit mes Maqedonisë dhe Greqisë, Methju Nimic, do të mbajë raund të ri të bisedimeve mes përfaqësuesve të të dyja shteteve në Nju Jork të SHBA-ve.

“Qëllimi i takimit është që të vazhdohen përpjekjet për gjetjen e zgjidhjes së përbashkët për kontestin e emrit”, thuhet në njoftimin e OKB-së.

Bisedues nga pala e Maqedonisë është ambasadori Vasko Naumovski ndërsa nga pala greke është Adamantios Vasilakis.

OKB që nga viti 1995 është ndërmjetësuese në këtë çështje e cila ende mbetet e pazgjidhur ndërsa është edhe një ndër arsyet pse Maqedonia nuk mund të anëtarësohet në NATO dhe Bashkimin Evropian.

Lajme të ngjashme

Back to top button