Merkel e ashpër: nuk i heqim sanksionet kundër Rusisë

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, thotë se nuk ka gjasë që Bashkimi Evropian do t’i zbusë sanksionet ekonomike kundër Rusisë, që janë ndërmarrë për shkak të krizës në Ukrainë.
Duke folur para gazetarëve sot në Berlin, Merkel tha se “nuk ekziston mundësi për lehtësimin ose tërheqjen e sanksioneve”.

Ajo ka theksuar, po ashtu, se liderët separatistë, që aktualisht janë inauguruar në pjesën lindore të Ukrainës, pas zgjedhjeve kundërthënëse, duhet t’i shtohen listës së sanksioneve të BE-së, transmeton Rel.

Kancelarja Merkel ka kërkuar që të respektohet armëpushimi i nënshkruar më 5 shtator në Minsk të Bjellorusisë, dhe theksoi se zgjedhjet, që janë njohur nga Moska, paraqesin shkelje të armëpushimit.

Lajme të ngjashme

Back to top button