Casillas: Reali më i mirë që kam luajtur ndonjëherë

Ikona e Real Madrid, Iker Casillas ka filluar të mendojë se ekipi i tanishëm i Los Blancos është ekipi më i mirë që ka luajtur ndonjëherë.

33 vjeçari kaloi në skuadrën seniore të Real Madrid në vitin 1999 dhe fitoi Ligën e Kampionëve gjatë vitit 2000, 2002 dhe 2014.

”Ekipi aktual i Real Madrid është ai që filloi të ndërtohet gjatë sezonit të kaluar, kur ne kemi arritur të fitojmë Ligën e Kampionëve dhe Kupën e Mbretit. Dhe ne duam të vazhdojmë në këtë mënyrë”.

”Ne kemi lojtarë të shkëlqyer. Disa janë larguar, edhe pse ata ishin të rëndësishëm për ne, por lojtarë të tjerë kanë ardhur dhe ata janë përshtatur mirë dhe na kanë sjellur rezultate pozitive”.

”Ky mund të jetë Real Madridi më i mirë që kam luajtur ndonjëherë dhe shpresojmë se deri në fund të sezonit, ne do të kemi fituar disa kompeticione të mëdha”, deklaroi kapiteni i Mbretërve./veqsport

Lajme të ngjashme

Back to top button