Ademi: Pyetjet për Jugohromin drejtoni tek Izairi

Ministri Abdilaqim Ademi, i cili deri në mes të vitit, deri kur udhëhoqi me ministrinë e Mjedisit jetësor, me ashpërsi njoftonte për mbylljen e Jugohrom-it dhe Makstil-it, nëse nuk i përmbushin standardet mjedisore, tani për të gjitha çështjet që kanë të bëjnë me këto dy fabrika i drejton tek kolegu i tij Nurhan Izairi. 

Edhe përskaj deklaratës me të cilën bëhet përpjekje për shmangien e përgjegjësisë mbetet fakti se edhe Ademi është ministër në qeverinë e partnerëve të koalicionit Gruevski dhe Ahmeti. Kjo nuk është hera e parë që shtyhet afati. Standardet mjedisore fillimisht duhej të përmbushen deri në prill të këtij viti. Ndërsa Ademi, atëherë si ministër i ekologjisë kishte thënë se nuk do të ketë përjashtime. 

“A do ketë ose jo prolongim të afatit, kjo nuk varet nga unë apo ministria por do varet nga kërkesat nëse do kenë kompanitë dhe jemi të obliguar që këtë ta procesojmë kërkesën dhe qeveria si organ kolektiv që i merr parasysh jo vetëm aspektet ekologjike por edhe sociale ekonomike ndikimin në GDP, dhe në bazë të analizave do merr edhe vendimin përfundimtar. Nëse nuk ka vendim për prolongim deri më 1 prill, do të thotë që do të ketë reduktim të prodhimit dhe deri tek mbyllja përfundimtare”, tha Abdilaqim Ademi – Ministër i ekologjisë (10.03.2014).

Afati atëherë ishte shtyrë sërish. Në vend se të jetë muaji prill, ishte vendosur për në tetor.

Lajme të ngjashme

Back to top button