Liverpooli vazhdon të fundoset (Video)
Se Liverpoolit nuk po i hec shumë këtë sezon, e vërteton edhe ndeshja e sotme ndaj Newcastle. The Reds u mposhtën me rezultat minimal.
Pjesa e parë përfundoi me porta të paprekura, edhe pse rastet nuk munguan. U desh të pritej minuta e 73′, kur Ayoze me golin e shënuar t’i jepte fitoren Newcastles.
Liverpooli vazhdon të mbetet në pozitën e 7 me 14 pikë, ndërsa fitorja e dërgon Newcastlen në pozitën e 9 me 13 pikë.