Qeveria e udhëhequr nga LSDM nuk e mbylli Jugohromin

Fabrika “Jugohrom” është mbyllur në nëntor të vitit 2016 për shkak të mos respektimit të afatit për vendosjen e filtrave në oxhaqe, i cili skadoi më 31 tetor 2016. Në atë kohë pushteti qendror nuk udhëhiqej nga LSDM, por Qeveria e Përzhinos, në krye me kryeministrin teknik Emil Dimitriev nga VMRO DPMNE, parti nga e cila vjen kryetari i Komunës së Jegunovcit, Dimitar Kostadinovski. LSDM e mori pushtetin më 31 maj 2017, pas një krize të trazuar politike gjashtëmujore që lindi pas zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të mbajtura në dhjetor 2016, shkruan Vërtetmatësi.

Kryetari i Komunës së Jegunovcës, Dimitar Kostadinoski, në një postim në Facebook, fajin për mbylljen e fabrikës “Jugohrom” ia ka hedhur Qeverisë së udhëhequr nga LSDM-ja:

Me zhgënjim dhe mosbesim të madh i njoftoj qytetarët e Komunës së Jegunovcës, pas më shumë se 7 vitesh i është vendosur çelësi zyrës së shpërndarë të Agjencisë për Punësim në Jegunovcë.

Pa asnjë shpjegim, pa analiza, anketa, pa konsultim me pushtetin vendor, morëm njoftim se zyra e shpërndarë thjesht do të mbyllet…

Ishte pak për Qeverinë jopopullore dhe të neveritshme që mbylli Jugohromin, tash e mbyllën zyrën e shpërndarë të Agjencisë për Punësim në Jegunovcë.

Vandalizëm!

[BurimiProfili në Facebook i Dimitar Kostadinoskitdata: 14.03.2022]

ARSYETIMI:

Në këtë postim të kryetarit të Komunës së Jegunovcës, Dimitar Kostadinoski, janë shprehur dy të thëna të pasakta. Kostadinovski, i cili është nga radhët e VMRO DPMNE, thotë se “Qeveria jopopullore dhe e neveritshme e ka mbyllur Jugohromin”, duke iu referuar kundërshtarëve politikë, gjegjësisht qeverisë së udhëhequr nga LSDM-ja, gjë që nuk është e vërtetë. Kryetari thotë se “pa analiza dhe anketa është mbyllur zyra e shpërndarë e Agjencisë për Punësim në Jegunovcë”, gjë që gjithashtu nuk është e vërtetë.

Fabrika “Jugohrom” është mbyllur në nëntor 2016, për shkak të mos respektimit të afatit për vendosjen e filtrave në oxhaqe, i cili ka skaduar më 31 tetor 2016. Në atë kohë, pushtetin qendror nuk e udhëhiqte LSDM, por Qeveria e Përzhinos, në krye me kryeministrin teknik Emil Dimitriev nga VMRO DPMNE, parti nga e cila vjen kryetari i komunës së Jegunovcës, Dimitar Kostadinovski.

Më 1 nëntor 2016, ministri i atëhershëm i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Bashkim Ameti, pas takimit që kishte me kryetaren e atëhershme të Komunës së Tetovës, Teuta Arifi, për mediumet dha këtë deklaratë:

Sot e njoftova Arifin se inspektorati ka marrë vendim për mbylljen e “Jugohromit”. Ky vendim është marrë në bazë të të gjitha rregullave ligjore, edhe pse jo të gjitha palët janë dakord me këtë vendim. Është e vështirë të merret një vendim i tillë, duke pasur parasysh dimensionin social dhe njerëzit që punojnë atje, por gjithsesi besojmë se shëndeti i qytetarëve është para të gjithave.

Të nesërmen (02.11.2016), menaxhmenti i “Jugohromit” njoftoi se pas vendimit të Inspektoratit kanë filluar me mbyllje me faza të furrave dhe se deri në mesnatë do të mbyllen të gjitha impiantet.

LSDM-ja e mori pushtetin më 31 maj 2017, pas një krize të trazuar politike gjashtëmujore që erdhi pas zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të mbajtura në dhjetor 2016. Pastaj në Qeverinë e kryesuar nga socialdemokrati Zoran Zaev, përveç koalicionit të udhëhequr nga LSDM, hynë BDI dhe Aleanca për Shqiptarët.

Pra, pretendimi se qeveria aktuale e mbylli “Jugohromin” është i pasaktë.

“Vërtetmatësi” e ka kontrolluar edhe vërtetësinë e deklaratës së kryetarit Kostadinoski në pjesën ku thotë se pa asnjë sqarim, pa analiza, anketa, pa konsultim me pushtetin lokal, ka marrë njoftim se zyra e shpërndarë e Agjencisë për Punësim në Jegunovcë, do të mbyllet. Edhe ky pretendim i tij rezultoi i pasaktë.

Nga Agjencia e Punësimit kanë shpjeguar për “Vërtetmatësin” se pse kanë vendosur mbylljen e zyrës së shpërndarë.

Vendimi për mbylljen e zyrës së shpërndarë të Agjencisë për Punësim në Komunën e Jegunovcës është marrë në bazë të analizës së të dhënave që tregon mungesë të argumenteve për qëndrueshmërinë e saj të mëtutjeshme. Gjegjësisht, shërbimet e kësaj zyre të shpërndarë, në një masë shumë të vogël shfrytëzohen nga personat e papunë ku ajo ndodhej. Si të dhënë më të fundit, ju ofrojmë informacionin se në muajt shkurt dhe mars 2022, shërbimet e kësaj zyre janë përdorur nga vetëm 86 persona. E njëjta zyrë nuk ka funksionuar për gati një vit gjatë vitit 2021 dhe Agjencia e Punësimit nuk ka marrë kërkesë për nevojën e funksionimit të sajthuhet në njoftimin me shkrim që kemi marrë nga Agjencia e Punësimit.

Nga njoftimi i Agjencisë së Punësimit mund të konstatohet se zyra e shpërndarë është mbyllur pas një analize paraprake, nga e cila ka rezultuar se zyra ka qenë shumë pak e shfrytëzuar dhe për një kohë nuk ka qenë as në funksion. Gjë që është në kundërshtim me pretendimin e Kostadinoskit se çelësi i kësaj njësie regjionale është vënë, pa asnjë analizë dhe anketë.

BURIME:

Vlerësoi: Zoran Dimovski

Disklejmer, baner, vertetematesi, NED

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button