RMV, BFI-ja njoftoi se sivjet do të organizohet udhëtimi për kryerjen e Haxhit

Rijaseti i Bashkësisë Fetare Islame në RMV dje mbajti mbledhjen e rregullt në përbërje të plot, të konvokuar dhe kryesuar nga Reisul-Ulema i BFI-së Shaqir ef. Fetai, ku u njoftua edhe për kryerjen e haxhit për sivjet, transmeton Portalb.mk.

BFI-ja informoi besimtarët e vendit se sipas informatave nga autoritetet e Mbretërisë së Arabisë Saudite, sivjet do të organizohet udhëtim për kryerjen e Haxhit.

Nga ky institucion fetar, njoftuan se për informata tjera rreth Haxhit në mënyrë plotësuese do të jepen pasi të nënshkruhet Mahdari me Ministrinë e Haxhit të MAS.

“Me këtë rast, edhe njeherë ia bëjmë me dije opinionit se i vetmi organizator legjitim dhe kompetent i Haxhit në vendin tonë është Rijaseti i Bashkësisë Fetare Islame në RMV”, njoftuan ng BFI.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button