Inspektorati i mjedisit: shteti të sigurojë mjete për zgjidhjen e arsenikut në Llojan dhe mbetjet e gipsit në Zgropolc

Inspektorati Shtetëror i Mjedisit Jetësor (ISHMJ) kryen inspektime dhe raporton vetëm në Ministrinë e Mjedisit nga kontrollet e kryera për ndotjet e vjetra të mjedisit jetësor, por nuk ka detyrime të tjera në lidhje me rehabilitimin e pikave të nxehta ekologjike në vend, raporton Meta.mk, transmeton Portalb.mk.

“Ministria duhet të sigurojë mjete që këto lokacione të mbyllen dhe të shënjohen siç duhet, si dhe të sigurojë mjete për rehabilitimin e tyre. Inspektorati ka vizituar deponitë si në Zgropolci ashtu edhe në Llojan dhe për të dyja deponitë është përgatitur raport për gjendjen në terren dhe është dorëzuar në Ministri. Ministrisë i mbetet t’i sigurojë lokacionet sepse janë të rrezikshme për mjedisin, njerëzit dhe bagëtinë që lëviz në mjedisin jetësor”, tha drejtori i Inspektoratit Shtetëror të Mjedisit (IShMJ), Sreten Stojkovski në konferencën e djeshme për media.

Drejtori Stojkovski tha se inspektorët kanë bërë kontrolle edhe në “Jugohrom” afër fshatit Jegunovc, por këtu kanë konstatuar se Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor kujdeset për funksionimin e impianti i trajtimit të ujërave të zeza me krom gjashtëvalent nga deponia industriale Jugohrom.

Ai shtoi se derdhja e ujërave të zeza nga deponia industriale në Jegunovc në lumin Vardar ndodh vetëm në rastet e rritjes së reshjeve dhe Ministria po bën të gjitha përpjekjet për rindërtimin e stacionit Jugohrom dhe shmangien e ndotjes gjashtëvalente me krom.

Portalb.mk dhe Meta.mk në periudhën e kaluar paralelisht ka shkruar edhe për pikat e nxehta ekologjike në vend. Në Jegunovc, rreziku buron nga kromi gjashtëvalent që gjendet në deponinë industriale të krijuar nga puna e Jugohrom-it, ndërsa në Llojanë dhe Tabanovc, rreziku vjen nga arseniku i shpërndarë në sterilat e minierës Llojan dhe pranë stacionit hekurudhor të Tabanocit. problem i kahershëm për banorët e atjeshëm. E në afërsi të fshatit Zgropolci është krijuar një deponi e madhe e mbeturinave të gipsit, e cila po ashtu është në pritje të pastrimit. Në fakt, shteti ka marrë përsipër një obligim të tillë që të kujdeset për deponitë pas privatizimit të objekteve industriale – “Jugohrome” nga Jegunovci dhe Industrisë kimike në Veles.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button