Tetovë, qytetarët kundër vendimit për mos mbylljen e Jugohromit

Pas vendimit të Qeverisë për mos mbylljen e fabrikës së Jugohrmoit, e cila konsiderohet si ndotësi më i madh i ajrit, tetovarët paralajmërojnë protesta masive para Qeverisë dhe bllokimin e rrugëve. Aktivistët e OJQ-së ‘Eco Guerilla’ shprehen të revoltuar nga premtimet e partisë shqiptare në pushtet për mbylljen e ndotësit më të madh të ajrit në Pollog.

“Nuk u befasuam aspak nga kjo sepse nuk është hera e parë që premtimi nuk u mbajt, është keq të thuhet por u mësuam me këto mashtrime dhe gënjeshtra. Ne fillimisht do duhet të presim nga ministri i ekologjisë dhe nga deputetët e zonës që na premtuan se do zgjidhet kjo çështje, se çfarë ndodhi sepse ata u zotuan se do kryhet ky problem, dhe pasi të kemi një prononcim nga ata ne do të organizohemi”, tha Arianit Xhaferi – Kryetar i NGO “Eco Guerila”.
 
Kryetari i OJQ-së ‘Eco Guerilla’ tha se deputetët e BDI-së Ejup Rustemi dhe Xhevat Ademi kanë premtuar se do të mbyllet Jugohromi, në të kundërtën ata do ti bashkëngjiten protestave të qytetarëve.

“Minimumi që ata mundë të bëjnë dhe duhet të bëjnë, nëse edhe familjet e tyre jetojnë në Tetovë ata duhet ti bashkohen protestës, sepse ata fuqi tjetër nuk kanë”, u shpreh Arianit Xhaferi – Kryetar i NGO “Eco Guerila”. 

Lajme të ngjashme

Back to top button