Beckham, biznesmene e shkëlqyer

Ish këngëtarja e grupit Spice-Girl, Victoria Beckham. Është vlerësuar si njëra ndër femrat më të suksesshme në biznes. Shija e saj për veshjet e ka bërë edhe më të veçantë punën dhe biznesin e këngëtares.

Victoria Beckham është njëra ndër femrat më të suksesshme të Hollywoodit. përveç si këngëtare ajo ka arritur që të fitojë vëmendjen e të gjithëve me sukseset e saj në biznes. Ajo fiton një shumë aq të madhe me të cilën ka arritur që të mposhtë edhe shumë njerëz të tjerë dhe menaxher shumë të njohur.

Pasuria e Victorias arrin rreth 210 milionë sterlina. Vetëm gjatë viteve të fundit të ardhurat e shtëpisë së saj të modës janë rritur nga 1 deri në 30 milionë sterlina. Të gjitha këto Beckham ka arrit ti ndërtojë me famën e saj, ka deklaruar Andre Saunders, nga redaksia e revistës “Managment Today”.Ish këngëtarja e grupit Spice-Girl, dyqanin e saj të parë e hapi në shtator në Mayfair të Londrës. Kompania e saj përfshin edhe linjën me çmime të ulëta përveç atyre luksoze.

Lajme të ngjashme

Back to top button