Çka parasheh propozim ligji për gjobat në komunikacion

Ja çfarë parasheh propozim ligji për shkeljet në komunikacion.

Nëse nuk keni rrypin e sigurisë – 45 euro gjobë;

Nëse nuk keni ndezur dritat – 100 euro (6.000 den) gjobë;

Parkim i gabuar i makinës – 45 euro gjobë;

Në rast të parkimit në vijat e kalimit të këmbësorëve apo udhëkryq – 250 euro gjobë;

Mosdhënia e përparësisë për kalimtarët në kalimet e udhëtarëve – 250 euro gjobë;

Tejkalimi i shpejtësisë në vendbanime të banuara nëse shkon mbi 50 km/h  më shumë se shpejtësia e lejuar apo e caktuar në shenjën e komunikacionit– 500 euro gjobë ose 65 pikë negative si dhe aplikimi i masës së ndalesës për drejtimin e makinës prej 6 deri 12 muaj.

Nëse drejtoni makinën mbi 10 km/h mbi shpejtësinë e lejuar – 20 euro gjobë

Tejkalimi prej 10 deri 30 km/h nga shpejtësia e lejuar – 45 euro

Ndërsa tejkalimi i shpejtësisë prej 30 deri 50 km/h nga shpejtësia e lejuar  në vendbanimet e banuara – 300 euro gjobë dhe ndalesë për të drejtuar makinën prej 3 – 12 muaj.

Prania e fëmijëve në karrigen e përparme të makinës në moshën më to vogël se 12 vjet – 45 euro gjobë;

Për pagesën e gjobave do të aplikohet sistemi i precizuar me afate dhe procedura të rregulluara, përmes tërheqjes së parave nga llogaritë bankare të qytetarëve apo edhe forma të tjera.

Lajme të ngjashme

Back to top button