Vizita e presidentes Vjosa Osmani, nesër në Tetovë këto rrugë do të jenë të bllokuara

Komuna e Tetovës njofto se ditën  nesër (27.04.2023), disa rrugë në Tetovë nuk do të jenë të qasshme, për shkak të vizitës së presidentes së Kosovës Vjosa Osmani. “Komuna e Tetovës, në bashkëpunim me Sektorin për Punëve të Brendshme në Tetovë, do të vendosë regjim të veçantë të komunikacionit në zonën qendrore të qytetit nga ora 5 e mëngjesit deri në përfundim të vizitës zyrtare”, thuhet në njoftim, transmeton Portalb.mk.

Gjatë kësaj periudhe parkimi i automjeteve do të jetë i ndaluar në:

  • Bulevardin “Iliria”, nga kryqëzimi me Rrugën “Vidoja Smilevski-Bato” deri në kryqëzimin me Rrugën “Bllagoja Toska”.
  • Rrugën “Dervish Cara (JNA)”, nga kryqëzimi me Rrugën “Dimo Gavrovski” deri në Bulevardin “Ilinden”.
  • Bulevardin “Ilinden”, në kryqëzimin me Bulevardin “Iliria” deri në udhëkryqin me Rrugën “Dervish Cara (JNA)”.
Automjetet që parkojnë në rrugët e ndaluara do të tërhiqen për të siguruar lëvizjen normale dhe të sigurt të pjesëmarrësve të tjerë të rrugës.

“Komuna e Tetovës dhe SPB-Tetovë apelojnë tek qytetarët që të mos lëvizin me automjetet e tyre në zonën qendrore të qytetit në ditën e enjte, më 27 prill 2023, pa nevojë të domosdoshme dhe imediate, dhe të kenë mirëkuptim dhe durim për ndryshimin e regjimit të komunikacionit. Qytetarët duhet të respektojnë dhe të veprojnë në përputhje me rrethanat, urdhërat dhe udhëzimet e zyrtarëve policorë për të kontribuar në realizimin e vizitës zyrtare të delegacionit kosovar në mënyrë të sigurt”, thuhet në njoftimin e Komunës.

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani sot ndodhet në Shkup ku realizoi takim me homologun e saj nga Maqedonia e veritu Stevo Pendarovski.

Në kuadër të vizitës zyrtare, presidentja e Kosovës Vjosa Osmani-Sadriu do të takohet edhe me kryetarin e Kuvendit Talat Xhaferi, me kryetarin e Qeverisë, Dimitar Kovaçevski dhe do të mbajë fjalim në një seancë ceremoniale në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut.

LEXO: Filloi vizita zyrtare e Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani në RMV: Në fokus marrëdhëniet dypalëshe

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button