Nesër dhe pasnesër do të ketë kufizime në disa rrugë të Shkupit

Policia e Maqedonisë së Veriut ka paralajmëruar që komunikacioni në qytetin e Shkupit do të jetë me kufizime në dy ditët e ardhshme për shkak festës së pashkëve, raporton Portalb.mk.

“Më datën 15/16.04.2023, me rastin e Festës së Pashkëve, në rajonin e qytetit të Shkupit, nga ana e Njësitit për Siguri në Komunikacionin Rrugor pranë SPB Shkup do të vendoset regjim i posaçëm i trafikut nëpër disa rrugë të caktuara në pjesën qendrore të qytetit, si dhe në komunat Gjorçe Petrov dhe Aerodrom”, raporton Policia e Maqedonisë së Veriut.

Bulebardi “Aradhat Partizane” dhe “Shën Klimenti i Ohrit” do të jenë të bllokuara duke filluar prej orës 18:00, për shkak manifestimit “Ngjallja e Krishtit-Pashkët”, ndërsa në në Gjorçe do të jetë e mbyllur rruga “Ushtria maqedonase”. Në Aerodrom do të jetë e mbyllur rruga lokale në drjtim të fshatit Lisiçe.

“Autobusët të cilët kalojnë nëpër urën “Goce Dellçev” do të qarkullojnë nëpër bulevardin ”Iindeni” dhe përmes rr. “Frenklin Ruzvelt” do të kyçen në bulevardin “Aradhet Partizane”, kurse autobusët të cilët kalojnë nëpër qendrën e qytetit do të qarkullojnë nëpër rr. “Mitropoliti Teodosij Golloganov”, pastaj nëpër rr. “Frenklin Ruzvelt” dhe do të kyçen në bulevardin “Aradhet Partizane””, raportoi Policia.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button