“Ivani i tmerrshëm” ka ikur në Kosovë

Huligani i njohur serb, Ivan Bogdanov fshihet në Kosovë, pas incidentit në ndeshjen Serbi Shqipëri. Sipas ‘Kurir’, Ivan Bogdanov gjendet në veri të Mitrovicës.

Gazeta serbe shkruan se huligani, i njohur ndryshe si “Ivani i tmerrshëm” ka ikur nga Beogradi pasi Gjykata ka nisur procedurë ndaj tij. Pikërisht kjo e ka detyruar atë të kërkoj strehim në veri të Mitrovicës.

“Kurir” shkruan se brenda këtij territori policia serbe nuk ka kompetencat e arrestimit.

Bogdanov “u bë i famshëm”, në vitin 2010, kur ai dogji flamurin shqiptar gjatë ndeshjes Itali – Serbi në Gjenova. Ai u arrestua më pas, dhe pas gjykimit në Itali për shkak të trazirave u dënua me tre vjet e tre muaj burg. Dënimi e vuajti në një burg grash, pas frikës të hakmarrjes së shqiptarëve.

Lajme të ngjashme

Back to top button