Dekani Davitkovski nuk ka ndërmend ti dëgjojë lustratorët

Dekani i fakultetit juridik në Shkup Borçe Davitkovski deklaroi se nuk ka bazë ligjore që të veprojë sipas kërkesave të lustratorëve dhe ta largojë na detyra profesorin Ljubomir Frçkovski në bazë të vendimit të Komisionit për verifikimin e fakteve me të cilin profesori Frçkovski ishte lustruar.

Siç deklaroi Davitkovski profesorët janë kryerës të shërbimeve publike dhe jo bartës të funksionit publik.

Ndërkaq kryetari i Komisionit për Lustrim Tome Axhiev tha se nëse dekani Davitkovski nuk vepron sipas kërkesave të tyre atëherë këtë do ta bëjë inspektorati shtetëror.

Lajme të ngjashme

Back to top button