As në Francë nuk e njohin nobelistin e ri Modiano

Komentatori Claude Askolovitch shkroi në Huffington Post France të hënën se pasi ministrja pohoi se lexon shumë pak, ajo duhet të japë dorëheqjen. Pellerin ka lindur në Korenë e Jugut, por është adoptuar nga një familje franceze kur ishte gjashtë muajshe.

Kur novelisti francez, Modiano fitoi çmimin Nobel këtë vit, reagimi ndërkombëtar ishte i përmbledhur në dy fjalë të vetme: Kush është ai?
Të njëjtin mendim duket se ndan edhe ministrja e Kulturës në Francë, Fleur Pellerin.

Pavarësisht rrëfimit të saj në një intervistë se kishte kaluar një drekë “të mrekullueshme” me autorin, ajo nuk ishte në gjendje të kujtonte qoftë edhe një titull të librave të Modianos.

Pas kësaj gafe në television Pellerin, “u kryqëzua” në mediat sociale. Pellerin u shpreh për Canal+ pasi prezantuesi e pyeti t’i thoshte titujt e preferuar të Modianos se:
“Unë nuk e kam problem të them se nuk kam lexuar libra dy vitet e fundit. Lexoj shënime, tekste legjislative, lajme, historitë e AFP-së, por lexoj shumë pak”.

Komentatori Claude Askolovitch shkroi në Huffington Post France të hënën se pasi ministrja pohoi se lexon shumë pak, ajo duhet të japë dorëheqjen. Pellerin ka lindur në Korenë e Jugut, por është adoptuar nga një familje franceze kur ishte gjashtë muajshe.
Në profilin e saj tek Le Figaro pas takimit, Pellerin tha se autorët e saj të preferuar ishin, Charles Baudelaire me “Lulet e së keqes” dhe Kazanova në Bolzano i autorit hungarez Sándor Márai. Gjithsesi ajo sërish nuk përmendi gjëkundi ndonjë titull të nobelsistit francez Modiano. / KultPlus.com

Lajme të ngjashme

Back to top button