Mbretërit sunduan El Classicon (Video)

Real Madridi ka shkëlqyer sonte në derbin e zhvilluar në Santiago Bernabeu. Skuadra e Realit ka mposhtur Barcelonën me rezultat 3-1.

Mysafirët e filluan mirë ndeshjen ku vetëm pas 4 minutave lojë kaluan në epërsi me anë të sulmuesit brazilian Neymar.

Pas pranimit të golit mbretërit filluan të sulmojnë për të barazuar rezultatin, e pas disa thirrjeve për penalti, nga të dyja palët, arbitri akordoi penalti për Los Blancos, pasi Pique ndali me dorë goditjen e Marcelos. Cristiano Ronaldo ishte i pagabueshëm nga pika e bardhë.

Ronaldo - Barcelona

45 minutat e dyta dhuruan krejtësisht pamje tjetër sepse ishte Real Madridi që foli në fushë. Në minutën e 50, Pepe realizoi pas harkimit të Toni Kroos nga korneri dhe vendasit kaluan për herë të parë në avantazh, 2-1.

Edhe në minutat në vazhdim Reali vazhdonte të sulmonte ku në minutën 61′ ishte Karim Benzema që vulosi fitoren e mbretërve.

Ronaldo - Benzema

Me këtë fitore Real Madridi është në vend të dytë në tabelë me një pikë më pak se Barcelona që mbetet e para në tabelë./ Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button