Abdi: Do të luajmë vetëm për fitore

Skuadra e FC Shkupi me intensitet të shtuar ka punuar edhe gjatë kësaj jave për të pritur sa më mirë skuadrën e Euromilkut, në duelin e xhiros së 11-të.

Me futbollistët gjatë kësaj jave ka punuar ndihmësi i parë i trajnerit Zekirija Ramadani, Orhan Abdi, i cili para ndeshjes është shprehur se ekipi është përgatitur maksimalisht dhe se edhe në duelin e radhës kërkon të vazhdojë serinë e fitoreve.

“Ne kemi punuar gjatë gjithë javës, duke e konsideruar si kundërshtarë të fortë edhe Euromilkun, skuadër kjo e cila së fundi ka marrë veten dhe ka rezultate pozitive. Por Shkupi nuk është rastësisht në pozitën e parë, pasi që secilën ndeshje e merr me shumë seriozitet dhe pikërisht kjo e bën ekipin të shquhet si profesioniste, pasi nuk nënvlerësojmë asnjë kundërshtarë, por të gjitha ndeshjet i marrim si duele të rëndësishme”, ka thënë Abdi.

Orhan Abdi gjatë stërvitjeve me futbollistët
Orhan Abdi gjatë stërvitjeve me futbollistët

Trajneri Zekirija Ramadani javën që e lam pas ishte në Nyon të Zvicrës në seminar për të marrë “Pro Licencë”, ndërsa ekipi e pret i kompletuar, pasi nga lëndimi janë kthyer Dimitrija Llazarevski dhe Erkan Seferi. Të përkujtojmë se ndeshjen e parë Shkupi si mysafire e mundi Euromilkun me rezultat 3:1, autor i tre golave ishte Fatmir Arifi.

Ndeshja FC Shkupi – Euromilk luhet në stadiumin e Çairit me fillim në orën 14:30. /Portalb /

Lajme të ngjashme

Back to top button