Gjykata e apelit do ti shqyrtojë ankesat për rastin Kezharovski

Gjykata e Apelit në Shkup sot në një seancë publike do ti shqyrtojë ankesat për të akuzuarit në rastin ‘Likuidimi’ ku gjykohet gazetari i gazetës ‘Nova Makedonia’ Tomisllav Kezharovski.

Përveç gazetarit në këtë rast gjykohen edhe gjykatës, prokurorë dhe avokat.

Kezharovski është në burg shtëpiak derisa nuk hyn në fuqi vendimi për rastin. Gjykata e dënoi gazetarin me 4.6 vite burg për zbulimin e identitetit të një dëshmitari mbrojtës në rastin ‘Oreshe’.

Përfaqësues të Këshillit Iniciativë për lirimin e gazetarit Tomisllav Kezharovski , të mërkurën vendosën lule në sheshin e Shkupit, në afërsi të Muzeut të luftës maqedonase dhe njëkohësisht u shënua ngjarja e vitit të kaluar, ku për herë të parë në Maqedoni, një kordon i forcave speciale të policisë ka ndaluar lëvizjen e gazetarëve drejt objektit të muzeut.

Liri për Kezharovskin ka kërkuar edhe Federatës Ndërkombëtare të gazetarëve dhe Federatës Evropiane të gazetarëve.

Lajme të ngjashme

Back to top button