Nga reshjet e bores, dy autobusë nga Maqedonia bllokohen në Kosovë

Dy autobusë nga Maqedonia me udhëtarë që kishin destinacion Podgoricën janë bllokuar në Kosovë.

Kjo ka ndodhur si shkak i motit të keq me borë dhe një aksidenti ku një kamion i përmbysur kishte bllokuar për disa orë rrugën në afërsi të kufirit Kosovë – Mali i Zi.

Aksidenti kishte ndodhur në afërsi të kalimit kufitar “Kulla”, kur një kamion kishte rrëshqitur dhe është rrokullisur, duke bllokuar rrugën. Udhëtarët dhe kolonat e tjera të makinave janë bllokuar për shumë orë në këtë destinacion dhe se shumica prej tyre kanë zbritur në Pejë dhe zonat përreth për të kaluar natën nëpër disa lokale. Policia e Kosovës kishte tentuar gjatë natës për të larguar kamionin dhe për të zhbllokuar rrugën.

Por, reshjet e borës në këtë zonë të lartë malore kanë vështirësuar lëvizjen e lirë drejt Malit të Zi

Lajme të ngjashme

Back to top button