‘Suarez nuk mund të shpërthejë ndaj Realit’

Ish-lojtari i skuadrës së Barcelonës, Luis Milla ka thënë se tifozët blaugranas nuk duhet të presin shumë nga sulmuesi uruguajan, Luis Suarez.

Luis Suarez pritet që të debutojë në ndeshjen kundër Real Madridit, pasiqë ishte i suspenduar për shkak që e kishte kafshuar mbrojtësin e Juventusit, Giorgio Chiellini në shpatull gjatë Kampionatit Botëror që është mbajtur në Brazil.

“Ai do të jetë i fokusuar shumë, mirëpo fitnesi i tij është një gjë tjetër. Eshtë e vërtetë që ai ka luajtur për kombëtaren e Uruguajit mirëpo ai nuk do të jetë i gatshëm që të shpërthejë. Nuk mendoj se do ta bëjë diferencën”, ka përfunduar Suarez.

Lajme të ngjashme

Back to top button