Shkup, në shenjë revolte gazetarët vendosin lule para muzeut

Përfaqësues të Këshillit Iniciativë për lirimin e gazetarit Tomisllav Kezharovski , sot vendosën lule në sheshin e Shkupit, në afërsi të Muzeut të luftës maqedonase.

Në këtë mënyrë u shënua ngjarja e vitit të kaluar, ku për herë të parë në Maqedoni, një kordon i forcave speciale të policisë ka ndaluar lëvizjen e gazetarëve drejt objektit të muzeut.

Me përdorimin e forcës policia ndaloi protestat e qeta të datës 23 tetor të vitit të kaluar, të cilat u organizuan për të shprehur revoltën e dënimit te gazetarit Tomislav Kezharovski me 4.5 vite burg.

 

Lajme të ngjashme

Back to top button