UEFA mblidhet sot, vendimi zyrtar nesër

Albinfo.ch mëson nga burimet në UEFA se mbledhja për vendimin rreth lojës Serbi – Shqipëri do të mbahet sot pas dite, ndërsa vendimi final zyrtar do të merret ditën e nesërme.

Si zakonisht me rastin e marrjes së këtyre vendimeve nuk do të ketë ndonjë ngjarje të organizuar për media, por vetëm një lajmërim në web faqen e organizatës evropiane të futbollit UEFA.

Sipas burimit të albinfo.ch, mbledhja për këtë ndeshje do të mbahet pas dite.

Federata Serbe e Futbollit do të hetohet për gjuajtje të gjësendeve në fushë, shqetësim nga turma, futja në fushë, për organizim të dobët dhe përdorim i laserëve.

Ndërsa procedurat ndaj Federatës Shqiptare të Futbollit janë paraqitja e një baneri ilegal dhe refuzim që të vazhdohet loja.

Lajme të ngjashme

Back to top button