Kosova zyrtarisht në Komitetin Olimpik Ndërkombëtar
Lajmi më i madh për sportin kosovar erdhi dje pak para orës 20.00. Ashtu siç ishte paralajmëruar gjatë ditës, Komiteti Olimpik i Kosovës edhe zyrtarisht është anëtar i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar, por si anetar i perkohshem.
Lajmi u bë i ditur nga vetë Komiteti Olimpik Ndërkombëtar i cili sqaroi në një deklaratë se Kosova është pranuar si anëtar i përkohshëm por propozohet që në muajin dhjetor Komiteti Ekzekutiv të votojë shtetin e ri të Europës si anëtar me të drejta të plota. Pra me fjalë të tjera gjithçka “u kry”, Kosova ka të drejtë të marrë pjesë në garat kualifikuese për në Olimpiadën Rio 2016 si shtet më vete dhe jo më nën logon e IOC dhe në rast kualifikimi te sportisteve në Olimpiadën e 2016 për herë të parë do të valëvitet edhe Flamuri i Kosovës.
Nderkohe edhe ministri i Sportit, Memli Krasniqi dhe Kryetari i Komitetit Olimpik të Kosovës, Besim Hasani konfirmuan kete lajm te shumepritur.
“Me kenaqesine me te madhe dhe me gezim e emocione te papershkrueshme, kam nderin te ju njoftoj se me Kryetarin e Komitetit Olimpik te Kosoves, z. Besim Hasani, sapo morem lajmin qe Komiteti Olimpik i Kosoves eshte pranuar si anetar i perkohshem ne Komitetin Olimpik Nderkombetar. Urime të gjithë sportiteve tane, Urime mbare Kosoves sepse tash e tutje gjithë sportitët tanë kanë mundësinë të jenë pjesë e Lojërave Olimpike në Rio De Janieiro në vitin 2016 ”, ka deklaruar Memli Krasniqi.