Mbi 2600 të rij të diplomuar në Tetovë, akoma nuk kanë gjetur një vend pune

Mbi 2600 të rij në qytetin e Tetovës edhe pse kanë diplomuar akoma nuk kanë gjetur një vend pune dhe janë paraqitur si të papunë në Agjencionin për punësim më Tetovë, transmeton Televizioni Koha.

Për këtë arsye Agjencioni për punësim në bashkëpunim me zyrën për karrierë në universitetin shtetërorë të Tetovës kanë mbajture një prezantim për mundësit e vetë punësimit, marrjen e grandeve, marrjen e kredive të ndryshme dhe të gjithë mundësit që i ofron Agjecioni për punësim në Tetovë.

Udhëheqësi i Agjencionit për punësim në Tetovë Tomisllav Trifunovski thotë se ky prezantim ka për qëllim që të njoftojë të rinjtë për mundësitë e punësimit që janë gjatë vitit 2014 dhe gjatë viteve në vazhdim.

Ndërsa koordinatori nga Agjencioni për punësim Abylxhelal Jonuzi thotë se nga numri i të punësuarve në këtë janë mbi 2600 dhe për këtë arsye ne sot jemi këtu për ti dhënë udhëzime dhe tu prezantojmë projekte.

Ky projekt është përkrahur edhe nga UNDP-ia dhe ka për qellim uljen e numrit të rinjëve të papaunë sidomos për ata që janë nën moshën 29 vjeçare.

Lajme të ngjashme

Back to top button