Çfarë uji derdhet nga spitali në lumin Shkumbin?

Ditëve të fundit përderisa janë duke u zhvilluar punimet për ndërtim të një rruge në hapësirat e Spitalit të Tetovës, kanë dalur në sipërfaqe gypat e ujit të cilët derdhin ujë në lumin Shkumbin.

Qytetarët janë shqetësuar lidhur me këtë dukuri duke u shprehur dyshimet se mund të jenë ujra nga kanalizimi i spitalit të cilët derdhen në Lum, transmeton Televizioni Koha.

“ Disa ditë me radhë vërehet se si nga gypat të cilët kanë dalur në sipërfaqe të derdhet ujë. Kemi frikë se bëhet fjalë për ujëra nga kanalizimi i spitalit apo shtëpisë së shëndetit dhe mund të përhapet epidemi pasi që me ky ujë shfrytëzohet për ujitje dhe shpesh herë edhe për larje nga fëmijët ”, thonë qytetarët e Tetovës të cilët janë ankuar në redaksinë tonë.

Ndryshe gypat kanë dalur në sipërfaqe para një kohe që nga fillimi i punëve për rregullimin e rrugës. Lidhur me këtë problem dhe shqetësim të banorëve të Tetovës autoritetet përgjegjëse kanë hedhur poshtë se bëhet fjalë për ujëra të zeza, por sipas tyre bëhet fjalë për gypa të qendrës automekanike dhe të nxemjes qendrore.

“Në këtë periudhë fillon të lëshohet nxemja qendrore dhe derdhet uji që ka ngelur prej më herët. Kanalizimi i spitalit është i lidhur me rrugën para spitalit dhe nuk derdhet në lumin Shkumbin”, thonë autoritetet spitalore.

Lajme të ngjashme

Back to top button