Sot vendimi i UEFA-s, Shqipëria pret rezultat zyrtar 0:3

Komisioni Disiplinor i UEFA-së sot do të marrë vendimin për ndeshjen mes Serbisë dhe Shqipërisë, e cila u ndërpre para kohe.

Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) dhe Federata e Futbollit e Serbisë (FSS) janë në pritje të vendimit të Komisionit Disiplinor të UEFA-së për ndeshjen mes Serbisë dhe Shqipërisë.

Shtëpia e futbollit europian ka mbledhur faktet për ndeshjen e 14 tetorit, e cila u luajtë ne Beograd, derisa sot paradite pritet të marrë vendimin për këtë përballje.

Pala shqiptare ka dorëzuar një dosje voluminoze në UEFA dhe pretë që kjo e fundit ta regjistroj ndeshjen me rezultat zyrtar 0:3 në favor të tyre.

Kurse, edhe drejtuesit e futbollit serbë presin që kjo ndeshje të regjistrohet në favor të tyre, pasi konsiderojnë që ndeshja u ndërpre me faj të shqiptarëve.

Lajme të ngjashme

Back to top button