Zyrtare: Kosova, anëtare e plotë e KON-it

Komiteti Olimpik Ndërkombëtar (KON) ka shqyrtuar kërkesën e Kosovës për anëtarësim me të drejta të plota në këtë asociacion, raporton lajmi.net. Dhe, me asnjë votë kundër, Kosova u bë anëtare e re e Komitetit Olimpik Ndërkombëtar.

KON solli një tjetër lajm historik për sportin kosovar. Kryetari i Komitetit Olimpik të Kosovës, Besim Hasani por edhe Ministri në largim i Sportit, Memli Krasniqi kanë shprehur gëzimin e tij për lajmin historik

Back to top button