Talentja shqiptare, atletja e parë në lojërat olimpike të Sochi-t

Është e para femër në historinë e Shqipërisë, e cila merr pjesë në lojërat olimpike dimërore. Por, Suela Mëhilli do të jetë edhe atletja e parë, e cila do të marrë pjesë në sportin e skive, ku do të niset në shtatë shkurt, nga Piemonte për lojërat olimpike të Sochi-t”.

Kështu e nis përshkrimin për talenten shqiptare “Campioni.cn”.

Talentja 20-vjeçare, e cila jeton në veri të Italisë, ku është shpërngulur së bashku me familjen e saj nga Shqipëria, që kur ishte 3-vjeçe, ka filluar të bëj ski që në moshë të vogël. Të bërit ski, ka qenë për Sulën sikur të binte në dashuri me shikim të parë. Dhe që e vogël e deri më tani, ajo s’ka reshtur kurrë së ushtruari këtë lloj sporti, edhe pse ka kaluar vështirësi.

Dy aksidente kanë bërë që Suela të heqë dorë nga sporti i skive për dy vjet, por më pas u rikthye akoma dhe më e vendosur që të arrijë objektivat e saj. 

Tashmë objektivi i radhës për talenten nga Shqipëria është pjesëmarrja në lojërat e dimrit në Rusi, ku synon të ketë një performancë të shkëlqyer./ Shekulli

Lajme të ngjashme

Back to top button