Osmani të dielën debuton te Bingöl Spor

Futbollisti shqiptar Florent Osmani më në fund ka arritur që të rregulloj dokumentacionin dhe të jetë pjesë e skuadrës “12 Bingöl Spor”, skuadrë kjo që garon në rajonale amatore të Turqisë.

Osmani ishte larguar nga FC Shkupi në fillim të sezonit të ri futbollistik, për tu bashkuar me skuadrën turke e cila këtë sezon kërkon kthimin në Ligën e Tretë, prej ku edhe fillojnë ligat profesionale.

Florent Osmani gjatë një seance stërvitore
Florent Osmani gjatë një seance stërvitore

“Që nga arritja në Turqi unë kam qenë pjesë e skuadrës dhe kam punuar me shumë përkushtim, tani më kur kam kompletuar dokumentacionin, jam gati edhe për të luajtur ndeshjen e parë zyrtare për klubin. Këtë sezon e kemi filluar shumë mirë, kemi dy fitore nga dy ndeshje dhe synojmë ngjitjen në Ligën e Tretë, që është ligë profesionale”, ka thënë enkas për “Portalb” Osmani, i cili ka treguar se ekipi është përforcuar me futbollistë nga Liga e Dytë e Turqisë dhe është favorite për pozitën e parë në tabelë.

Florent Osmani Bingol Spor
Florent Osmani Bingol Spor

Të dielën kur ekipi luanë derbin kundër skuadrës Tatvan Gencerbirligispor që gjithashtu nga dy ndeshje ka dy fitore.

Osmani ka treguar se është shumë i kënaqur me kushtet dhe pritjen në ekip, me të cilët ka kontratë një vjeçare. Osmani ka luajtur për shumë ekipe në Maqedoni, Kosovë dhe Shqipëri. / Portalb /

Lajme të ngjashme

Back to top button