Ndërtohet e nuk shitet – a do të “bijnë” çmimet e banesave?

Çmimet e banesave në Maqedoni do të zvogëlohen, për shkak se ka numër të madh të ndërtesave të reja në Shkup. Pjesa më e madhe e banesave të pashitura në Shkup janë në lagjet e Aerodromit, Qendrës dhe Karposhit. Dy vitet e fundit është shënuar rënie e kërkesës për banesa, ndërsa është rritur numri i objekteve të reja banim.

Sipas Entit shtetëror për statistikë, vitin e kaluar çmimet e banesave kanë “rënë” për pothuajse 5 përqind. Trendi i njëjtë është regjistruar edhe këtë vit.

Mesatarisht, tani çmimet e banesave në Qendër të Shkupit janë rreth 1.200 euro për një metër katror, ndërsa në lagjen Aerodrom rreth 900 euro për metër katror.

Në agjencitë për patundshmëri thonë se pritjet e blerësve për rënie drastike të çmimeve janë jorelae. Më shumë se një vit, oferta është më e madhe se sa kërkesa, ndërsa trendi i ka edhe ndërtimet e reja edhe banesat dhe shtëpitë e vjetra. Vera është periudhë kur shitblerjet e patundshmërive rriten, kështu që agjencitë presin që të zvogëlohet dallimi ndërmjet ofertës dhe kërkesës. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button