Kërçovë, si të motivohen mërgimtarët për të investuar në qytet

Patriot je nëse investon në Maqedoni. Ky ishte përfundimi që u arrit pas një debati publik mes kryetarit të mëhershëm të Komunës së Kërçovës, Bllagoja Despotoski, këshilltarit dhe biznesmenit, Vanço Sërbakoski, ekspertit ekonomik, Visar Ademi dhe analisti Shinisha Naumovski.

Të ftuarit patën qëndrime të ndryshme sa i takon çështjes së kush është arsyeja që mërgimtarët tonë nuk investojnë në këtë qytet.

“Situata jonë është për të ardhur keq. Ne kemi një zhvendosje të trurit nga Maqedonia në shtetet perëndimore. Të rinjtë emigrojnë pikërisht në moshën kur duhet të japin më të mirën dhe kontributin e tyre në shoqëri. Shtetet tjera i marrin të gatshëm. Të mirat e emigrimit janë të ardhurat që sjellin që sipas statistikave janë rreth 414 milion dollarë në vit. Këto në ekonomi quhen remitanca dhe për këtë Maqedonia është në top 11 shtetet e botës me më shumë remitanca nga emigrantët. Kjo do të thotë së gjithçka që shteti prodhon brenda një viti, financohet nga parat e mërgimtarëve.” – tha Visar Ademi, ekspert ekonomik.

Kryetari i mëparshëm i Komunës së Kërçovës, Bllagoja Despotoski tha se Kërçova ka gjenerata të reja që kanë ambicie, talent dhe vullnet për punë. 

“Ky qytet ka disa përparësi për ato që duan të investojnë në krahasim me një investim në Shkup. Këtu standardi jetësor i qytetarëve është më i ulët dhe punëtorët do të paguheshin më pak në këtë rast. Në si komunë, në vitet e qeverisjes time mbështetëm të gjitha planet për ngritjen e bizneseve në këtë qytet dhe ndërtuam zonën industriale në Ivanidoll dhe i ndihmuam çdokujt që kishte interesim për të ngritur një biznes në atë zonë. Por nuk është aq e thjeshtë që njerëzit t’i bindësh të investojnë. Ato duhet të dinë çfarë të prodhojnë, kush janë kërkesat e tregut, ku do të shitet dhe si do të shitet.” – shtoi Despotoski.

Lidhur me pyetjen se a vazhdon komuna të mbështesë të interesuarit për investim edhe me krijimin e qeverisjes së re lokale, Vanço Sërbakoski, këshilltarë aktual i komunës tha: Shumica e dinë që unë për tetë vite radhazi kam qenë kryetarë i komunës së mëparshme të Vraneshticës dhe është e vërtetë që bashkë me Despotoskin, ne si institucione, kemi dhënë kontributin tonë për të nxitur biznese të ndryshme. Në Vraneshticë aktualisht ka dy zona industriale. Por ne, në këtë qytet, i kemi mërgimtarët e veçantë, atyre nuk ju ofrohet asgjë dhe ju merret gjithçka.”
Sërbakoski vazhdoi me akuza të rënda ndaj qeverisjes aktuale duke shtuar që shikohet se çfarë të bëhet keq për qytetin dhe asgjë në të mirë të qytetit.” Qytetarët duhet të njoftohen me kushte për biznes dhe projekte të reja dhe jo të bëhet politikë me kallashnikov. Këtu s’ka klimë për biznes. Këtë e dëshmon mungesa e kryetarit aktual të Komunës së Kërçovës që s’ka ardhur të debatojëm.”

Në mbrojtje të udhëheqësve të vetëqeverisjes lokale doli analisti, Sinisha Naumovski, i cili tha: “Dehari na mësoi të respektohemi njëri me tjetrin, gjë të cilën nuk e kemi bërë para qeverisjes së tij. Nëse fushata e tij bëhej me projekte në vend që me kallashnikov, unë do ta votoja, nuk më pengon përkatësia e tij etnike. Por te ne patriotizmi kuptohet ndryshe. Nëse që në kohën e Titos dhe të komunizmit shqiptarët do të ishin shkolluar dhe edukuar si të tjerët, sot do të kishim biznese shumë të mëdha shqiptare. Ato kanë qenë dhe janë të margjinalizuar. Synimi jonë momental duhet të jetë Evropa, Evropa vlen. – shtoi Naumovski.

Ndërkaq edhe të pranishmit në publik hodhën poshtë akuzat e Sërbakoskit duke thënë që kryetari aktual ka punuar mjaftë brenda këtyre muajve duke thënë që nuk mund të priten mrekulli Brenda katër muajsh.

Debati u realizua në Kërçovë në prezencën e dy gazetarëve të Diversiti Medias, Dushko Arsovskit dhe Vesna Kolovska.

Kërçova ka një numër prej 5500 të papunësuarish.

Sipas statistikave nga Këshilli i Evropës, Maqedonia ka rreth 400 mijë emigrantë ose rreth 20% e popullsisë kurse Banka Botërore pretendon që janë rreth 500 mijë. Ndërsa sipas Ademit kjo shifër arrin deri në 1 milion që është përafërsisht gjysma e popullsisë së përgjithshme në shtet dhe 70% e tyre janë mesatarisht të moshës 30 vjeçare. 

Lajme të ngjashme

Back to top button