LSDM-ja kërkon të shqyrtohet dosja e dyshimtë e Subrata Roy

LSDM-ja sot kërkoi që Qeveria ta shqyrtojë dosjen e biznesmenit indian Subrata Roy para se t’i lejohet të ndërtojë në bregun e Liqenit të Ohrit dhe të investojë në Xhumajlia.

Lençe Nikollovska, deputete dhe kryetare e Komisionit kuvendor për bujqësi, vlerësoi se qeveria nuk i ka treguar informacionet e agjencisë Rojters se Subrata Roy është dënuar nga Gjykata supreme në Indi që t’ua kthejë 4 miliardë e gjysmë dollarë rreth 30 milionë indianëve.

“Tani lajmi është se trupi rregullator indian SEBI ka kërkuar nga gjykata supreme në indi burg për Roj dhe drejtorët e kompanive ‘Sahara India Real Estejt Korp’ dhe ‘Sahara India hausing investmen korp’ për shkak të mosrespektimit të vendimit gjyqësor për kthim të rreth 4 miliardë dollarëve për aksionarët e vegjël në kompanitë, pas çka u është dhënë afat i fundit, 6 gushti”, tha Nikollovska.

LSDM-ja konsideron se marrëveshjet me Subrata Roy janë të dëmshme për shtetin dhe qytetarët dhe se Qeveria do të jetë përgjegjëse për pasojat eventuale.

Lajme të ngjashme

Back to top button